Ministria e Kulturës mbyll revistën e vetme letrare në Kosovës, METAFORA

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës bën të ditur se pas 11 vjetësh Ministria e Kulturës e Kosovës nuk financon revistën e vetme letrare-artistike METAFORA të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, që faktikisht është revista e vetme kësisoj në gjithë hapësirën shqiptare dhe në diasporë!? Ky vendim absurd me një arsyetim të paarsyeshëm po u pamundëson shkrimtarëve dhe studiuesve të letërsisë publikimin e krijimeve letrare, publicistike e shkencore, që ishte një dritare nga mund të shihej veprimtaria e LSHK-së dhe e krijuesve të gjithë hapësirës sonë. Aty publikoheshin kumtesat, poezitë, prozat, pjesët dramatike dhe shkrime kritike e eseistike të krijuesve më të afirmuar e të atyre që bënin hapat fillestarë në krijimtarinë letrare.Edhe pse qe njëmbëdhjetë vjet kanë dalë nga tre e katër numra në vit të “Metaforës” dhe është financuar me mjete mjaft modeste, është botuar pa honorarë të autorëve, tani qenka gjetur një “shkak” se gjoja LSHK-ja qenka OJQ dhe nuk iu mundësuaka financimi? Ministria e Kulturës e Kosovës “e pa të arsyeshme” ta mbyllë të vetmen dritare të shkrimtarëve, pa të cilët nuk mund të ketë vepra letrare, teatër, film, seri e krijimtari të tjera.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara

Ka ndërruar jetë, Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lulzimi ishte një …