Shqipëria ka pranuar të hënën edhe 11.700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, ndërkohë bëhet e ditur se procesi i vaksinimit do të vazhdojë sipas planit kombëtar. Kryeministri Edi Rama ka shkruar se ardhja e dozave të tjera të vaksinës Pfizer, çon në 1 milion e 79 mijë e 650 sasinë e përgjithshme të vaksinave anti-Covid deri më tani. “Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët mbi 50-vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, ka thënë Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …