Ministria e Financave njofton se ministri, Avdullah Hoti priti në takim një delegacionin të Qeverisë së Hungarisë, të kryesuar nga nënsekretarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë Petra Pana, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori hungarez në Prishtinë Lássló Markusz. Në takim është biseduar për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve dhe për rritjen e tyre në të ardhmen. Ministria e Financave njofton se Kosova dhe Hungaria do të nënshkruajnë një marrëveshje kornizë, e cila arrin vlerën e 61 milionë euro, për financimin e projekteve të ndryshme. Projekti i parë, i cili do të financohet përmes kësaj marrëveshje është projekti i “Batllavës”, i cili përfshinë trajtimin e ujërave të zeza për fshatrat përreth, një stacion për filtrimin e ujit si dhe riparimin e rezervarit ekzistues.
