Bisedë në studion e TV-Diellit me poetin, Bajram Bekteshi, luftëtar i lirisë ish-epror në UÇK-TMK-FSK

Bisedë në studion e TV-Diellit me poetin, Bajram Bekteshi, luftëtar i lirisë ish-epror në UÇK-TMK-FSK

Bajram Bekteshi, i takon radhëve të idealistëve që gjatë tërë jetës së tyre ndoqën rrugën e rezistencës aktive, duke ndjekur shembullin e  Adem Demaçit, Ukshin Hotit, Bahri Fazliut e të tjerëve  dhe radhëve të çlirimtarëve të kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari me bashkëluftëtarë. Kjo rrugë e pandalshme për realizimin e aspiratave kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar, ka bërë që mijëra shqiptarë liridashës nga Kosova dhe trojet etnike të veprojnë në të gjitha segmentet e mundshme, në rrugëtimin e tyre historik, me qëllim për të jetuar e për të vepruar, për t u shkolluar dhe  për tu bashkuar në qëllimin final, që solli lufta për çlirimin e Kosovës nga kthetrat pushtuese të Serbisë kolonizatore dhe antishqiptare, e cila kishte për qëllim edhe zhdukjen fizike të shqiptarëve.

Bajram Bekteshi, krahas shkollimit, në përpjekje për ta ndihmuar dhe për ta ngritur familjen, ka punuar edhe fizikisht dhe asnjëherë nuk ka ndaluar të ballafaqohet me vështirësitë e jetës.

Prej rinisë së hershme në radhët e Lëvizjes atdhetare, që e kemi quajtur lëvizje ilegale, pastaj luftëtar i lirisë, i plagosur rëndë në frontet e  luftës së UÇK-së, familjar dëshmori, pas luftës epror në TMK e FSK, gjithnjë në radhët e para derisa ka arritur edhe pensionin ushtarak. Përveç të gjitha këtyre angazhimeve, Bajram Bekteshi është edhe poet i mirënjohur, i cili deri tani ka nxjerrë në dritë 12 përmbledhje poetike.

Bajram Bekteshi i takon radhës së poetëve të Kosovës, të cilët krijimtarinë e tyre e kanë filluar në vitet e robërisë dhe nuk e kanë ndalur më, kanë ecur me kohën dhe nuk e kanë ndaluar hapin. Duke i mbetur besnik kumtit poetik, frymëzimeve të mbara, gjithnjë në kacafytje me botën e mbrapshtë, poeti zhvillon pandërprerë betejat poetike, të cilat nga njëherë e trazojnë më shumë se sa betejat fizike në luftën çlirimtare, ku kishte marrë pjesë me pushkë e penë, ku ishte plagosur rëndë fizikisht, por asnjëherë shpirtërisht.

 

E kam përcjellë me vëmendje rrugëtimin poetik të Bajram Bekteshit prej përmbledhjes së parë poetikë, “Këmishë e përgjakur”, botuar në vitin 1994, që ishte si njëlloj preludi i luftës për liri e në vazhdim deri tani në vitin 2021. Që në fillim kam vërejtur talentin e tij për ta thënë troç fjalën mirë, por mbi të gjitha vullnetin e pakursyer, për ta shprehur botën e ndijimeve, botën komplekse të çasteve jetësore të përditshmërisë, e cila e ka sfiduar dhe e sfidon prore, sepse nuk mund të pajtohet me të ligën, të keqen, nuk pajtohet dot me veset e mbrapshtitë njerëzore, ashtu sikur nuk janë pajtuar dhe nuk pajtohen poetët, krijuesit, artistët e vërtetë dhe të përkushtuar në misionin e tyre vullnetar dhe shpirtmirë.

Në studion e TV-Diellit, Bajram Bekteshi ka shpalosur kujtimet e tij të kohës së fëmijërisë, si pjesëtar në një familje atdhetare, por të përndjekur nga regjimi. Ka folur për vështirësisë gjatë shkollimit, të cilat   në radhë të parë kishin të bënin me gjendjen e rënduar ekonomike të familjes me shumë anëtarë, në të njëjtën kohë edhe familje e përndjekur nga regjimet pushtuese.  Pavarësisht kushteve të tilla ai kishte kryer shkollimin dhe më pas kishte vazhduar studimet, por u ndarë as nga puna fizike me qëllim për ta mbajtur e për ta ngritur familjen. Përveç punës fizike të pandërprerë, pastaj studimeve, duke qenë i frymëzuar nga jeta dhe vështirësisë e saj kishte filluar të merrej edhe me krijimtari, duke shkruar poezi, rrëfime, tregime.

Një preokupim tjetër, Bajram Bekteshi kishte edhe çështjen e çlirimit, luftën për barazi, drejtësi e liri. Edhe në këtë drejtim ai qysh në moshë të re iu ka bashkuar organizatave atdhetare dhe ka vepruar me konsekuencë, fillimisht në LKÇK, pastaj me rastin e bashkimit të saj me UÇK-në, ishte ndër luftëtarët e parë në Anadrinit, pastaj edhe epror në radhët e saj.

Gjatë ofensive së forcave serbe kundër pozicioneve të UÇK-së në zonën ku ai vepronte në kuadër të njësitit “Çeliku 50”, më 18 gusht të vitit 1998, plagoset rëndë ndërsa djali i xhaxhait të tij, Bekim Bekteshi bie dëshmor në altarin e atdheut. Me qëllim për të mos i rrezikuar luftëtarët gjatë ballafaqimit krejtësisht të pabarabartë kundër forcave serbe, ai urdhëron luftëtarët të tërhiqen nga transhetë në një zonë më të sigurt, ndërsa vetë, arrin të tërhiqet shagas deri në një pozicion pak më të sigurt. Pastaj luftëtarët e tërheqin dhe e dërgojnë në ambulancën e fshatit të tij të lindjes, në Samadraxhë, ku ,mjeku i luftës Haki Gashi, ia jep ndihmën e parë dhe e merr nën përkujdesje, meqë këmbën e kishte të thyer dhe të plagosur rëndë  nga goditjet e predhës armike.

Bajram Bekteshi nuk kishte pranuar ta dërgonin për shërim në Shqipëri, por kishte qëndruar me luftëtarët në pikat e luftimeve dhe pas disa muaj lëngimesh nga plagët iu kishte kthyer detyrave ushtarake në Shtabin e Zonës në Pashtrikut, pastaj edhe në Shtabin e Përgjithshëm.

Kujtimet e luftës së Bajram Bekteshit janë të dhembshme por edhe shumë krenare sepse kishte arritur të mbijetonte së bashku me luftëtarët e lirisë, duke qenë kurdoherë në krye të detyrave, kurdoherë, vigjilent, i përgatitur për çdo situatë, pavarësisht rrethanave të luftimeve të pandërprera. Pas luftës dhe fitores historike të UÇK-së me ndihmën e forcave ajrore të NATO-s, pas çlirimit të Kosovës në qershor të vitit 1999, me rastin e demobilizimit të UÇK-së në verë të po atij viti, eprori Bajram Bekteshi i bashkohet radhëve të TMK-së, pastaj edhe të FSK-së, ku edhe është pensionuar sipas kritereve që ka Ushtria e sotme të Kosovës.

Në pjesën e dytë të bisedës në studion e TV-Diellit, Bajram Bekteshi ka folur   për krijimtarinë, konkretisht për poezinë, së cilës iu ka  përkushtuar me tërë angazhimin dhe preokupimin  intelektual. Deri tani  ka nxjerrë në dritë 11 përmbledhje poetike, ndërsa së shpejti pritet të dalë nga shtypi edhe përmbledhja e 12-të.

 

Të gjitha përmbledhje poetike të pas luftës  janë botuar në  Radion-Kosova e Lirë.

Bajram Bekteshi i takon radhës së poetëve të Kosovës, të cilët krijimtarinë e tyre e kanë filluar në vitet e robërisë dhe nuk e kanë ndalur më, kanë ecur me kohën dhe nuk e kanë ndaluar hapin. Duke i mbetur besnik kumtit poetik, frymëzimeve të mbara, gjithnjë në kacafytje me botën e mbrapshtë, poeti zhvillon pandërprerë betejat poetike, të cilat nga njëherë e trazojnë më shumë se sa betejat fizike në luftën çlirimtare, ku kishte marrë pjesë me pushkë e penë, ku ishte plagosur rëndë fizikisht, por asnjëherë shpirtërisht.

E kam përcjellë me vëmendje rrugëtimin poetik të Bajram Bekteshit prej përmbledhjes së parë poetikë, “Këmishë e përgjakur”, botuar në vitin 1994, që ishte si njëlloj preludi i luftës për liri e deri te përmbledhja e fundit e titulluar, “Nën maskë”. Që në fillim kam vërejtur talentin e tij për ta thënë troç fjalën mirë, por mbi të gjitha vullnetin e pakursyer, për ta shprehur botën e ndijimeve, botën komplekse të çasteve jetësore të përditshmërisë, e cila e ka sfiduar dhe e sfidon prore, sepse nuk mund të pajtohet me të ligën, të keqen, nuk pajtohet dot me veset e mbrapshtitë njerëzore, ashtu sikur nuk janë pajtuar dhe nuk pajtohen poetët, krijuesit, artistët e vërtetë dhe të përkushtuar në misionin e tyre vullnetar dhe shpirtmirë.

Në rrugëtimin e tij poetik, ai tashmë ecën lirshëm, si një kalorës i fjalës së lirë, e cili sado që nuk e frenon zemërimin, kur vëren paudhësitë e shumta, pengesat e atyre, ” që rrjeta kanë vënë e prita kanë zënë “, (sikur thoshte poeti i madh hungarez, Ady Endre), ai bën përpjekje të japë edhe kumtin e mirësisë, të lirisë, të cilën aq shumë e kanë nëpërkëmbur dhe po e nëpërkëmbin të paudhët, matrapazët, ata që jetojnë “nën maskë” dhe që botën e tyre e shfaqin me fjalë të mira të mbara, por nën atë maskë të tyre, të skalitur me mjeshtri e kujdes, veprojnë me ligësi e djallëzi dhe po përmes asaj maske pretendojnë t’ i arrijnë qëllimet e veta dhe shumë herë ia dalin. Të tillët “ecin të përgjumur me hapin e çrregullt, rrugëve prush e kohëve pa kohë, pirgjeve të kalbur shkarravisin emrat, t’ ua falin dhuratë profetëve të rremë”.

Në një botë të tillë ku antivlerat kanë ngadhënjyer dhe ku ato manifestojnë fitoret e njëpasnjëshme si në karnavalin e maskave, lufta më e është të mbetesh njeri! (Luftë e vështirë) I ndodhur në një pozitë të tillë, i patundur rrugën e së mirës dhe njerëzisë, poeti jo vetëm që nuk dorëzohet, por duke qenë: I rritur pranverave pa diell, për vdekje e urren vetmine, çdo ndeshet me hiena, me kameleonë e matrapazë, dhe në përpjekje për ta ndryshuar botën, stinët i  kthen në jetë.

Poezia e Bajram Bekteshit përveç meditimit, narracionit të pasur, digresionit dhe detajit është e pasur edhe me motive e figura të latuara artistike, krahasime e simbole, metafora e anafora. Ajo është e shtjelluar me një gjuhë të pasur, të latuar me kujdes, gjithnjë në shërim të idesë dhe materializimit të saj sa më të kuptueshëm për lexuesin, por aq edhe me sulm dhe atak diskret, sepse ai nuk pushon së godituri paudhësitë, ligësitë, maskat, hipokrizinë, servilizmin, fudullëkun, me të cilat është prore në luftë dhe në atë luftë të përhershme nuk është dorëzuar, as do të dorëzohet. Në një ndeshje të tillë,“shqiponjës ia ka marrë guximin dhe është bërë udhëtar i ditëve plot prush, sepse me gjakun e patharë, ka shkruar shkronjat në Abetare”.

Bajram Bekteshi është i dashuruar përjetësisht në fjalën poetike. Ai tashmë është njëzuar me të dhe nuk shqitet dot nga ajo, sepse e ka zbuluar mënyrën më të pëlqyeshme, por edhe më të dashur  për komunikimin me veten dhe lexuesin.

Në pamundësi për ta “ndrequr” botën, ashtu sikur rëndom pretendojnë veçmas poetët, Bajram Bekteshi është prore në luftë kundër antivlerave dhe atdhemohuesve, në luftë me mbetjet e rrezikshme të së kaluarës, që herë-herë ngrehin kokën, në luftë për të mbrojtur me çdo kusht gjakun e derdhur për liri, sepse edhe vetë është me mesin e atyre që kanë skuqur me gjak tokën e atdheut, gjatë kohës së pushtimit. Andaj, ai ka shqetësime më shumë se të tjerët, andaj edhe i jep të drejtë vetes të godasë, ashtu sikur ka goditur armikun, në front, me bashkëluftëtarët, me ata që sot janë dëshmorë, invalidë e veteranë të vërtetë. Ai ka qenë dhe mbetet i vetëdijshëm se liria fitohet me gjak, por lirinë duhet mbrojtur me punë, djersë e po të jetë nevoja, sërish edhe me gjak.

Pavarësisht çasteve pesimiste, pavarësisht shqetësimeve gjithnjë të pranishme, realiste dhe të përfillura, lidhur me harresën dhe kujtesën e dobët të bashkatdhetarëve e të disa prej bashkëluftëtarëve, poeti ka besim të patundur në moton mobilizuese të luftës së UÇK-së, “Ecim para vëlla, kthim prapa s’ ka”.

Poezia e Bajram Bekteshit vazhdon të jetë poezi e angazhuar, në shërbim të lexuesve,  në shërbim të liridashësve dhe atdhetarëve, në shërbim të brezave, që kurdoherë do të shprehin nderim dhe respekt për të rënët, për heronjtë e luftës dhe të punës, për ata, pa gjakun e djersën e të cilëve nuk do të kishim korrur fitoren vendimtare kundër të keqes shekullore.

(Bisedën në studion e TV-Diellit me luftëtarin e lirisë, poetin e veprimtarin, Bajram Bekteshi e zhvilloi, Ahmet Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …