Nisin punimet në fazën e dytë të shëtitores së qytetit të Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me nënkryetarin Sami Cacaj, ekzekutivin komunal dhe udhëheqësit e Kompanisë SH.P.K “INGCONCEPT”, kanë nisur punimet në fazën e dytë të shëtitores së qytetit në rrugën e ,,Manastirit’’. Për kryetarin e komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ndërtimi i kësaj shëtitorja është një ëndërr e Deçanit e cila po shndërrohet në realitet. Qytetarëve po u krijohet një mundësi e mirë nga kjo rrugë, duke marr parasysh se kjo është pjesa më e bukur e qytetit dhe krijimi i një mundësie për një infrastrukturë moderne është e mirëseardhur për secilin qytetar.

Ne do të vazhdojmë me projekte të tjera në të mirë të qytetarëve.

Vlera në total e këtij projekti është 194,767.60€.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …