Në Tërstenik të Vitisë po bëhet kompletimi i fushës sportive

Komuna e Vitisë, po vazhdon me projekte në krijimin e kushteve të mirëfillta për zhvillimin e aktiviteteve sportive, konkretisht të kompletimit të fushave sportive në të gjitha lokalitetet e kësaj komune. Me këtë rast kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatin Tërstenik për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në kompletimin e fushës sportive në këtë lokalitet. Kryetari Haliti potencoi se qeverisja komunale në Viti, i ka dhënë një rëndësi të veçantë ndërtimit të hapësirave të tilla dhe atë në gjitha lokalitet e kësaj komune. Ai tha se kjo komunë synon që të krijoj fusha sportive cilësor për të rinjtë dhe në veçanti për sportdashësit. Ai bëri me dije se në këtë komunë pos që janë rregulluar disa hapësira të mëdha sportive si stadiumet dhe fushat sintetike me standarde të mirëfillta po punohet edhe në ndërtimin e palestrës sportive në Drobesh të Vitisë. Kryetari Haliti tha se kjo komunë mbetet e përkushtuar që në të gjitha lokalitet e saj gradualisht të bëhet kompletimin i fushave sportive.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …