Bazuar në nenin 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 39 të Statutit të Komunës së Deçanit, komuna e Deçanit bënë këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen IX-të me radhë, gjegjësisht mbledhja e V-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit.
Mbledhja do të mbahet me datë 29.06.2021, e marte në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës.
Për mbledhje propozohet ky Rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për shpallje të pronës me interes për Komunën
-
Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Komisionit për emërim të rrugëve
-
Marrja e Vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për renovim dhe pajisje të Stacionit të Zjarrfikësve në Deçan
-
Marrja e vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve në fshatin Strellc i Ulët
-
Marrja e vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për organizmin e Festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkelzen”
-
Ndarja e mjeteve financiare për rregullimin e rrugës “Garda e Dukagjinit” në fshatin Kodrali
-
Ndarja e mjeteve financiare për renovimin e objektit ndihmës në SHMT “Tafil Kasumaj” në Deçan
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për BPZHR për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, parcela nr.764-3 Zk Baballoq
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për BPZHR për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, parcelat nr.0087-0 dhe nr.0088-0 Zk Lëbushë
-
Formimi i komisionit për ndarjen e bursave të studentëve
-
Formimi i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale të fshatrave
-
Të ndryshme.