Me rastin e vdekjes së dr.Nisret Hajrullahut-ish drejtor i spitalit të Gjilanit, kryetari Haliti ngushëllon familjen dhe kolegët e tij.
Me dhembje e pikëllim pranuam lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë ish-drejtorit të Spitalit të Gjilanit, dr. Nisret Hajrullahu. Ishte një një profesionist shembullor, Pulmologu dr. Nisreti, andaj vdekja e tij, na erdhi si një lajm i papritur. Do ta kujtojmë atë përgjithmonë me krenarinë më të madhe për vullnetin e gatishmërinë e plotë që kishte për të qenë përkrahë situatave të përbashkëta kur bëhej fjalë për shëndetin e qytetarëve. U shprehim ngushëllime më të përzemërta familjes Hajrullahu, stafit punonjë mjekësor të Spitalit të Gjilanit, si dhe gjithë kolegëve e shokëve të tij.