Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar raportin përfundimtar të Departamentit për Energji të Shteteve të Bashkuara, për menaxhimin e ujit të Liqenit të Ujmanit, sipas zotimeve të marrëveshjes së 4 shtatorit, që qe nënshkruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë edhe pse ditë me parë, zëdhënësi i qeverisë Perparim Kryeziu, ka deklaruar se kjo marrëveshje s’ka vlerë juridike. Me anë të një komunikate për media, ambasada ka njoftuar se këtë raport ia ka dorëzuar qeverisë së Kosovës. Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka kërkuar që marrëveshja e arritur më 4 shtator të vitit të kaluar me Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbushet patjetër.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti përshëndet njohjen e pasaportave nga Armenia, pavarësisht mungesës së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet
Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës. Kurti theksoi se ky është një hap i …