Kryetari i Francës, Emmanuel Macron ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen si evropianë për të gjetur një kompromis, pasi s vetëm në këtë mënyrë, Prishtina dhe Beogradi do të kthehen drejt një të ardhmeje evropiane. “Unë i ftoj Kosovën dhe Serbinë për tu angazhuar si evropianë në gjetjen e një kompromisi që do t’i bëjë Beogradin dhe Prishtinën të kthehen drejtë një të ardhmeje evropiane”, ka thënë Macron, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para Pallatit Elysee. Ai ka thënë se Kosova ka një interes të veçantë për Bashkimin Evropian dhe se Kosova do të ketë mbështetjen e shtetit të Francës në të gjitha proceset që do ta çojnë përpara këtë vend.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Investimet Kapitale në nivel qendror për vitin 2024, më të ulëta se në vitin 2018
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se investimet kapitale në nivel …