leoni

Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Bekim Haxhiu: 180 mijë vaksinave e ardhura se fundi nga Norvegjia u skadon afati i përdorimit pas 7 ditësh

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, përmes një postimi ka folur për 180 mijë vaksinat e AstraZenecas që Norvegjia ia ka dhuruar së fundmi Kosovës. Ai ka thënë se një pjesë prej këtyre vaksinave, iu skadon afati brenda shtatë ditëve, duke e cilësuar kështu këtë lajm si “mashtrim të radhës së Qeverisë Kurti”. “Ndihma e trumbetuar nga Norvegjia në bashkëpunim me Lajçakun për furnizim me vaksina për Qeverinë Kurti 2 është mashtrimi i radhës. Vaksinat AstraZeneca që Norvegjia i ka larguar nga përdorimi muaj më parë tani ia kanë ofruar si ndihmë Kosovës, por që fatkeqësisht një pjese nga ky donacion u skadon afati i përdorimit vetëm edhe 7 ditë! Kështu ndodhe kur Qeveria e Kosovës dështon të sigurojë vaksina vetë dhe të tjerët ia dhurojnë pjesën e vaksinave të cilave u skadon afati i përdorimit”, ka shkruar Haxhiu. Ai ka thënë se edhe për këtë donacion do të kërkojnë qasje në dokumente për të dëshmuar vërtetësinë e këtij veprimi “skandaloz”.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …