Liderët e Bashkimit Evropian gjatë një samiti dy-ditor që fillon sot në Bruksel. Në këtë samit do të vendoset nëse BE-ja do të kërkojë një samit me kryetarin rus, Vladimir Putin, që do të pasonte takimin e kryetarit amerikan, Joe Biden me Putinin të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës më 16 qershor. Përfaqësuesit e Francës dhe Gjermanisë paraqitën një propozim për të mbajtur një samit me Putinin si një përpjekje për të përmirësuar lidhjet për të cilat blloku evropian thotë se kanë hyrë në një “spirale negative”. Megjithatë, disa diplomatë evropian kanë thënë se së pari duhet të ketë përmirësim të raporteve dhe pastaj të vendoset për mbajtjen e samitit. Bashkimi Evropian dhe Rusia kanë mosmarrëveshje për shumë çështje, përfshirë Ukrainën dhe Bjellorusinë si dhe të drejtat e njeriut. Gjithashtu Moska akuzohet për ndërhyrje në zgjedhje, përhapjen e dezinformimit dhe kërcënimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Lindore.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaroi se qytetarët e Prishtinës kanë shprehur mbështetje të fuqishme për programin e partisë së tij
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, deklaroi se qytetarët e Prishtinës kanë shprehur mbështetje të fuqishme …