Kryetari Selmanaj është taku më z.Bedri Xhafa nga organizata APPK

Kryetari i komunës së Deçanit  z.Rasim Selmanaj,  bashkë më drejtorin e zhvillimit ekonomik z.Betim Mataj dhe zyrtarin  për planifikim dhe zhvillim z.Mirsad Nimonaj, kanë pritur në takim z.Bedri Xhafa  udhëheqësin  e organizatës APPK(Agresioni i përkrahjes së Punësimit Kosovë), me bashkëpunëtor.

Qëllimi këtij takimi ishte lidhur më prezantimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi –Kosovë ku janë të përfshira edhe tri komuna të Dukagjinit Peja, Deçani dhe Istogu ndërsa  është program i financuar nga Komisioni Evropian dhe pjesë e këtij është edhe Agresioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovës me projektin  JASE .

Ky projekt ka për qellim që të rris bashkëpunimin në zonat ndër-kufitare, shkëmbimin e  eksperiencave si dhe përmirësimin e efikasitetit dhe cilësinë e qendrave të punësimit, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së banorëve të zonave ndërkufitare.

Ky projekt  zbatohet në komunën e Deçanit duke përfshirë fshatrat rurale të komunës  dhe do të nis brenda këtij viti, ku përfitues fillimisht do të jenë 30 persona, të cilët do të përfitoni fillimisht trajnim për të bërë përzgjedhjen për të vazhduar më tutje në lëmin e bujqësisë dhe zhvillimit rural duke ju nënshtruar një aplikimi që duhet të plotësojnë disa kritere.

Më këtë rast kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj po ashtu dhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik z.Betim Mataj, thanë se ne  jemi të gatshëm për një bashkëpunim te tillë  në kuadër të këtij projekti në komunë e Deçanit duke mare parasysh se komuna e Deçanit ka shumë toka bujqësore, po ashtu potenciale  të shumta për zhvillim të turizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …