leoni

PDK

Memli Krasniqi dhe Enver Hoxhaj deri më tani e kanë shprehur interesim për të marr postin e kryetarit të PDK-së

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka dhënë detaje rreth zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie që do të përfundojnë me zgjedhjen e kryetarit të ri. Gjoshi thotë se interesim për të marrë postin e kryetarit të PDK-së kanë shprehur edhe Memli Krasniqi dhe Enver Hoxhaj. “Ka interesim të z.Krasniqi. Kemi parë një interesim prej kryetarit aktual të partisë, kemi parë edhe te të tjerët por s’ka kandidatura zyrtare”, theksoi ai. “Janë dy-tre çështje ai që bëhet lider. E para me ruajt unitetin, me i ruajt vlerat që i ka PDK-ja dhe me dëgjuar zërin e votuesit që s’i do njerëzit që kanë abuzuar me pozitat zyrtare”, thotë Gjoshi. Sipas tij, vendi shpejt mund të shkojë në zgjedhje dhe PDK duhet të jetë e përgatitur. Ndryshe kandidaturat për të parin e PDK-së duhet të zyrtarizohen deri më datë 1 korrik. Konventa Zgjedhore mbahet më 3 korrik.

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …