Xhevdet Faik Guri (15.1.1971 – 22.4.1999)

Xhevdet Faik Guri (15.1.1971 – 22.4.1999)

Xhevdet Guri u lind me 25 janar të vitit 1971 në fshatin Nikaj të Kaçanikut. Katër klasë të shkollës fillore i kreu ne vendlindje, ndërsa katër klasët e tjera i përfundoi në shkollën fillore në fshatin Bicaj . Shkollën e mesme e kreu në Kaçanik në drejtimin për agjustator .
Prindërit e Xhevdetit, Faiku dhe Shukria patën pesë fëmijë: Hanifen, Isufin, Fatimen, Menduhin dhe Xhevdetin.
Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, Xhevdeti u detyrua të marrë rrugën e kurbetit dhe shkoi në Zvicër ku punoi punë të rënda krahu për 12 vjet me radhë. Atje, krahas punës për ta mbajtur familjen, vazhdoi edhe veprimtarinë patriotike .U angazhua me ngulm për organizimin e luftës për çlirimin e Kosovës.
Pas fillimit të luftës çlirimtare në Kosovë, Xhevdeti kthehet nga mërgimi në Tetovë dhe atje qëndron një vit në fshatin Zhelinë. Në mars të vitit 1999 hyn në Kosovë dhe inkuadrohet në radhët e Kompanisë së Tretë të Batalionit të Parë të Brigadës 162 “Agim Bajrami“. Në radhët e shokëve të luftës shquhet me guximin dhe ndjenjën e vetëmohimit në shumë aksione dhe beteja, si në atë të 9 prillit 1999. Pas kësaj beteje, Xhevdeti, bashkë me komandantin e vet, Feriz Guri, niset në drejtim të Puseve të Nikës për të vazhduar për në Maqedoni . Më 22 Prill 1999, ata bien në pritë të forcave militariste serbe dhe bien në altarin e atdheut.
Më 9 gusht të vitit 1999, trupi i dëshmorit Xhevdet Guri u zhvarros nga varrezat e Tetovës dhe u rivarros në varrezat e dëshmorëve në Kaçanik.
Në shenjë respekti dhe nderimi, në vendin e rënies, në Guranë të Hanit të Elezit është ngritur lapidari për dëshmorët Xhevdet Guri dhe Feriz Guri. Familja e Xhevdetit është nderuar me mirënjohje nga Ministria e Mbrojtes e QPK-së, nga Brigada 162 “Agim Bajrami”, Zona VI e TMK-së dhe Këshilli Komunal i Kaçanikut. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …