Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka deklaruar se këtë vit, ATK-ja ka inkasuar 60 milion euro më shumë se sa vitin paraprak. Gjatë intervistës për :Kosovapress” ai ka thënë se trendi është jashtëzakonisht i mirë, në periudhën pesë mujore rezulton që kemi tejkaluar edhe planifikimet përreth 11 për qind ose 24 milionë euro, ndërsa në raport me vitin e kaluar kemi një tejkalim të inkasimit përreth 57 milionë euro. Ky trend i mirë pozitiv është edhe për shkak të disa indikacioneve siç janë rritja e qarkullimit të aktiviteteve të bizneseve, ku për periudhën janar-prill 2021, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2020, rezulton se ka një rritje rreth 27 për qind të qarkullimit. Po ashtu, nëse krahasojmë periudhën e njëjtë të vitit 2019 rezulton se kemi 15.6 për qind rritja të qarkullimit. Ka deklaruar mes tjerash Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …