Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Franco Federici është cituar të ketë deklaruar se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të shkojnë në pjesën veriore të vendit pasi të ju jepet leje për këtë nga KFOR-i. Ai ka thënë më tutje se NATO pret vazhdimin e respektimit të marrëveshjes së nënshkruar nga institucionet e Kosovës me Aleancën Veri-atlantike për këtë çështje. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Franco Federici situata e sigurisë në Kosovë është stabile dhe ne jemi duke e monitoruar atë nga afër. Ne mbesim plotësisht të përqendruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO përmes Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
