Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, i ka quajtur të vonuara thirrjet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se aktivistët duhet t’i shërbejnë qytetarit e jo individit. Halimi tha se të rinjtë për një dekadë frymuan nën urdhërat e tij duke përdorur i përdorur të gjitha teknikat e masmedias, propagandës e spektaklit vetëm e vetëm për të idealizuar imazhin e tij në heroik e adhurues. Ajo tha se partia e cila i shfrytëzon të rinjtë për të marrë pushtetin dhe më pas i braktisë duhet që t’iu kërkojë falje atyre. “Një parti politike e cila instrumentalizon të rinjtë për ‘kauza’, kur me të marrë pushtetin i braktisë të njëjtat, lideri i tillë duhet të kërkojë falje të rinjve dhe cilido aktivistë”, ka theksuar ajo
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …