Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpallur të enjten shtatë shpërblime e reja në mbështetje të OJQ-ve të Kosovës. Këto projekte të dhëna së fundi do t’i mbështesin organizatat e shoqërisë civile në krijimin e koalicioneve afatgjatë për mbrojtjen e të drejtave të grupeve të cenueshme,(!) promovimin e gjithëpërfshirës në arsim dhe për treg të punës dhe bashkëpunimin në mes të institucioneve përgjegjëse për strehim social. Projektet e dhëna do të përqendrohen, po ashtu, në promovimin e të drejtave të privatësisë, lirisë së shprehjes, monitorimin e performancës së institucioneve të drejtësisë dhe aftësitë e avokimit të OShC-ve kryesore përmes mekanizmit të ri-dhënies së granteve”, është thënë në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …