Si në tërë vendin edhe në komunën e Deçanit u mbajt Provimi i Maturës Shtetërore 2021

Mbi 320 Maturant të komunës së Deçanit, ju nënshtruan Provimit të Maturës Shtetërore 2021 ku sipas Drejtorit të DKA-së Bekim Vishaj, gjithçka ishte në nivelin e duhur pa asnjë parregullsi.

Provimi u zhvillua në tri qendra:

– Qendra numër 1: Gjimnazi “Vëllezërit Frashri”

– Qendra numër 2: Shfmu “Lidhja e Prizrenit” dhe

– Qendra numër 3: Shmt “Tafil Kasumaj”

Procesi i Provimit filloj me kohë dhe përfundoj në afat të paraparë. Më këtë rast drejtori Vishaj, falënderoni akterët të cilët e mundësuan që ky proces të jet në rregull, Komisionerët, administratorët, Policin e Kosovës dhe të gjithë përgjegjësit e involvuar në mbarëvajtjen e Testit të Maturës Shtetërore 2021. Falënderim i veçantë për maturantët, që treguan kulturë të lartë gjatë kohës së zhvillimit të Testit të Maturës! Për shpalljen e rezultateve maturantët do të njoftohen më kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …