Komuna e Junikut, përkatësisht kryetari i saj Agron Kuçi, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunim me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit së Republikës së Kosovës me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe thellimit të bashkëpunimit për arritjen e objektivave të përbashkëta në fushën e hotelerisë dhe turizmit, e në theks të veçantë bashkëpunimit për realizimin e projekteve që synojnë promovimin e resurseve natyrore, vlerave kulturore dhe turistike të Junikut dhe zonës perëndimore të Kosovës.