Njoftim për dëgjim publik për buxhetin e vitit 2022 dhe KAB-in 2022-2024 me banor të fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc, Hoçë e Vogël dhe Brestoc

Njoftohen banorët e fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc, Hoçë e Vogël dhe Brestoc të komunës së Rahovecit se me 05/07/2021, do të mbahet dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore të Komunës së Rahovecit për vitet 2022-2024. Dëgjimi publik me banorët të fshatrave Krushë e Madhe, Celinë dhe Nagavc, do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Muhamet Malsori” në fshatin Krushë e Madhe me 05/07/2021 në ora 19:00. Dëgjimi publik me banorët të fshatrave Hoçë e Vogel dhe Brestoc, do të mbahet në objektin e Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël me 05/07/2021 në ora 20:00.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …