Krasniqi: Ideja për korrigjim kufijve është antikushtetuese por nuk është ide e Thaçit, është ide e vjetër e Serbisë

Jakup Krasniqi: Aktualisht mbretëron një krizë në mesin e partive të opozitës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se momentalisht ekziston një krizë opozitare. Ai ka vlerësuar se tejkalimi i kësaj krize bëhet me vullnet të dyanshëm dhe gatishmëri për të krijuar diçka të përbashkët në interes të qytetarëve, të vendit dhe sovranitetit të shtetit. “Nuk ka asnjë dyshim, kam investuar shumë për bashkimin e opozitës. Momentalisht ka një krizë opozitare. Dëshiroj të tejkalohet kjo krizë. Ndoshta përgjigjen më të mirë do të duhej ta jepnin të Vetëvendosje!-s, por ajo që kam parë unë, ka munguar vullneti për t’i gjetur çështjet që na bashkojnë e jo ato që na ndajnë. Vetëvendosja është dashur të jetë më këmbëngulëse dhe më tolerante në gjetjen e çështjeve që e bashkojnë opozitën”, ka deklaruar Krasniqi.   Ai ka thënë se koalicioni AAK – Nisma ndoshta nuk ka qenë më i miri, por ka qenë më i mundshmi. Sipas Krasniqit, ende nuk janë harxhuar të gjitha mundësitë që edhe Vetëvendosja! të jetë pjesë e rëndësishme e këtij koalicioni. “Nuk mund të them se ka qenë më i miri, por ka qenë më i mundshmi. Për mua nuk janë harxhuar të gjitha mundësitë që edhe Vetëvendosja të jetë pjesë e rëndësishme e koalicionit, por kjo varet shumë nga gatishmëria e saj”, ka theksuar ai, duke shtuar se koalicioni AAK – Nisma ka shumë mundësi të zgjerohet edhe me subjekte e individë të ndryshëm, ka thënë mes tjerash Jakup Krasniqi për “Epoka e Re”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …