Me ceremoni ushtarake dhe nën përkujdesjen e kryetarit të Skenderajt, z. Bekim Jashari sot në Lubacev të Drenicës është bërë rivarrimi i eshtrave të dëshmorit të kombit, ushtarit të UÇK-së, Remzi Bejtullah Maksuti, i rënë në altarin e lirisë, në betejën e 28 majit të vitit 1999 në Lubovec, mbetjet mortore të cilit janë zbuluar së fundi në varrezat myslimane në Mitrovicë. Me këtë rast para të pranishmeve kryetari Jashari deklaroi së dëshmori së Remzi Maksuti, si 25 vjeçar ishte një luftëtar shembull, i vendosur, guximtar dhe i betuar për të luftuar deri në frymën e fundit. ”Ai, si shumë luftëtar tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk pati fatin që të përjetojë lirinë por ai me vetëdije të plotë u bë themel i lirisë që sot e gëzojmë. Sot Kosova jonë, fëmijët dhe të rinjtë jetojnë të lirë, ëndërrojnë e punojnë falë gjakut të derdhur të luftëtarëve si Remziu e luftëtarë tjerë që ndalën gjenocidin serb që po zhvillohej mbi popullin tonë të pafajshëm e autokton”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …