BQK

BQK e mirëpret nënshkrimin e Memorandumit në mes Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe asaj të Malit të Zi

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur lajmin për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi. Me rastin e nënshkrimit të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, i cili është mbështetur nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, bëhet njohja reciproke e sigurimit për mbulimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta në territorin e Republikës së Kosovës dhe atë të Malit të Zi. Përmes këtij Memorandumi, përpos lehtësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, mundësohet edhe rritja e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve, duke rritur potencialin për zhvillim ekonomik të të dyja vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Afera korruptive në qeverinë Kurti, hetime për abuzime me fondet publike dhe përfshirje të zyrtarëve të lartë

Qeveria Kurti, që premtoi “duar të pastra”, po përballet me akuza korrupsioni, ku përfshihen disa …