Bashkimi Evropian po e ndihmon Norvegjinë që t`i dërgojë mbi 180,000 doza të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë, pas kërkesës së Kosovës për ndihmë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. Komisioni i bashkërendon dhe financon deri në 75% të shpenzimeve për transportimin e kësaj asistence. Në komunikatë për media thuhet se Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, tha se VE është e përkushtuar që të ndihmojë në ndarjen e vaksinave në mbarë botën. “Pandemia COVID-19 ka ndikuar në të gjithë ne. BE-ja është e përkushtuar që të ndihmojë në ndarjen e vaksinave në mbarë botën – ne mund ta mposhtim pandeminë vetëm nëse veprojmë së bashku. E falënderoj Norvegjinë për ofertën bujare të saj për Kosovën. Qendra jonë e Koordinimit të Reagimit ndaj Emergjencave është e gatshme të ndihmojë për ta lehtësuar ndarjen e mëtejshme të vaksinës”, tha ai. Që nga fillimi i pandemisë, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së e ka bashkërenduar dhe bashkëfinancuar dorëzimin e 140,000 maskave dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse personale, si dhe dezinfektuesve, gjeneratorëve të oksigjenit dhe testeve antigjen nga Sllovenia, Çekia dhe Franca në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …