U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, anëtarët e Kuvendit Komunal, drejtorët e drejtorive komunale, Sead Raba përfaqësuesi i OSBE-së zyra në Rahovec. Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar këto dokumente: Draft Strategjia për zhvillimin ekonomik lokal për komunën e Rahovecit 2021-2025, vendimi i kryetarit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P- 7151005-01054-0 në zonën kadastrale Krushë e Madhe, vendimi për vënie në konsultim publik të Draft Statutit për  QKMF-në e Rahovecit dhe Korniza Afatmesme Buxhetore 2021-2024. Në mbledhje është diskutuar edhe raporti i punës së Kryetarit të Komunës për 6 mujorin e parë të vitit 2021 dhe raportit të performancës komunale për vitin 2020.

rocesverbalet e mbledhjeve të Kuvendit mund ti gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/ .

Video incizimi i mbledhjes së kuvendit mund ta gjeni në këtë vegëz: https://www.youtube.com/watch?v=9IZZ4urPVmQ&t=2s .

Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021-2024, mund ta gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2021/06/Qarkorja-2022-02-SHQ.pdf .

Raportin e punës së Kryetarit të Komunës për 6 mujorin e parë të vitit 2021, mund ta gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2021/06/Raporti-i-6-Mujor-i-Kryetarit-te-Komunes.pdf .

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …