Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria Kurti po i mbushë 100 ditë, pa ndonjë rezultat e pa ndonjë shenjë që mbahet në mend. Ai përmes një postimi ai ka shkruar se pritjet e mëdha për ndryshim u ballafaquan vërtetë me ndryshim – jo të problemeve të thella të vendit tonë, por të atyre që mbajnë karrige tjera sot. “Për 100 ditë Zajednica u bë Asociacion, e bashkimi kombëtar i pamundshëm më. Dialogut ju hoq kërkimfalja, negociatave vetëvendosja, e reciprocitetit e drejta universale – reciprociteti tani thanë s’është zgjidhja më e mirë më. ‘S’ka rrymë më për veriorë’ u bë edhe 11 milionë; polisa kufitre ndërroj paguesin por pagesën jo; barazia sociale u bë rikthim pensionesh në lëmoshë; e paga minimale u minimalizua tërësisht. Rimëkëmbja u bë mbyllje; mbyllja zgjedhje në Lezhë; kaos pritjeje këtu, protesta ambientale atje. Në letër vaksina përplot, por vaksina ende asnjë. Të fundit në Evropë; dhjetë herë më pak se secili vend në rajon. Po e arrijmë imunitetin kolektiv para vaksionimit masiv; dhe kësaj i kanë vënë emrin sukses”, ka shkruar Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …