PDK

Kandidatët për kryetar të PDK-së kanë kohë që deri të enjten në orën 17:00 t’i paraqesin kandidaturat e tyre

Anëtarët që duan të kandidojnë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës kanë kohë që deri të enjten në orën 17:00 të paraqesin kandidaturat e tyre. Kjo është bërë me dije nga deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu. Ajo përmes një postimi ka thënë se sot grupi punues për organizimin e Konventës ka mbajtur takimin e rregullt. “Grupi punues për organizimin e Konventës së jashtëzakonshme të PDK-së mbajti takimin e rregullt. Deri nesër në orën 17:00 presim kandidaturat për kryetar të PDK-se”, thuhet në njoftim. Më 3 korrik PDK-ja zgjedh liderin e ri të partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …