Kuvendi i Komunës së Deçanit mbajti mbledhje e IX-të me radhë gjegjësisht mbledhjen e V-të të rregullt të Asamblesë Komunale e kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qytetarëve, u debatua për këto pika të rendit të ditës
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
– Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024
– Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për shpallje të pronës me interes për Komunën
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Komisionit për emërim të rrugëve
– Marrja e Vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për renovim dhe pajisje të Stacionit të Zjarrfikësve në Deçan
– Marrja e vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve në fshatin Strellc i Ulët
– Marrja e vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për organizmin e Festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”
– Ndarja e mjeteve financiare për rregullimin e rrugës “Garda e Dukagjinit” në fshatin Kodrali
– Ndarja e mjeteve financiare për renovimin e objektit ndihmës në SHMT “Tafil Kasumaj” në Deçan
– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për BPZHR për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, parcela nr.764-3 Zk Baballoq
– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për BPZHR për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, parcelat nr.0087-0 dhe nr.0088-0 Zk Lëbushë
– Formimi i komisionit për ndarjen e bursave të studentëve
– Formimi i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale të fshatrave dhe
– Të ndryshme.
Para se të nisë seanca është debatuar për ndërmarrjen ,,Higjiena’’, ku për këtë ndërmarrje do të ketë një pikë të veçantë në një seancë të rregullt të muajt në vijim. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar seanca ka vazhduar me pikat e rendit të ditës. Pika e dytë e rendit të ditës është miratuar nga të gjitha subjektet politike mbase janë mbajt edhe 4 dëgjime publike për diskutim të KAB 2022-2024. Edhe pika e tretë e rendit të ditës ani pse u debatuat nga të gjitha subjekte politike, arsyeshmërinë e dha i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, edhe kjo pikë me shumicë votash është miratuar. Me shumicë votash edhe pika e katërt është miratuar. Pika e pestë e rendit të ditës lidhur me ndarjen e mjeteve financiare për renovim dhe pajisje të Stacionit të Zjarrfikësve në Deçan, edhe kjo pikë ka mare votën e asamblesë komunale për renovim te objektit të zjarrfikësve dhe pajisjen me mjete adekuate të këtij njësiti. Po ashtu edhe pikat 9, 10 dhe 11 pas arsyeshmërisë së Drejtorëve të këtyre dikastereve kanë marrë votën e asamblistëve te të gjitha subjekteve politike. Në piken e 12-të Formimi i komisionit për ndarjen e bursave të studenteve, këtë vit komuna e Deçanit ka nda mjete në vlerë 20 mijë euro për studentet e komunës së Deçanit. Para se të shpallen kriteret e bursave nga asambleja komunale është ndërtua një komision në këtë përbërje:
-
Agnesa Vokshi –AAK
-
Albesa Cacaj-LDK
-
Fitore Shala -OJQ
-
Dafina Cacaj-Egzekutiv
-
Ramiz Bajramaj-DKA
Formimi i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale të fshatrave, edhe në ketë pikë duhet të ndërtohet një komision në përbërje prej 5 anëtarëve të cilët do të jenë prezent në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit qe bashkë të zgjedhin këshillat e fshatrave.
Komisioni ka këtë përbërje:
-
Valdet Nuraj –AAK
-
Mon Selmonaj-PDK
-
Jashar Dobraj-Egzekutiv
-
Zeqë Malaj- Egzekutiv
-
Adem Lushaj-OJQ