Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh thotë se ky mision i ka dërguar në Beograd për t’i zgjidhur, të gjitha rastet e krimeve të luftës në të cilat janë të dyshuar serbët. Ajo po ashtu ka thënë se pajtohet me ish-Gjykatësin, Malcolm Simmons se EULEX është mision politik. “Megjithëse nuk jam marrë me krime lufte në EULEX, gjeta 400 raste, ndër të cilat serbët ishin paditur dhe të cilat nuk ishin regjistruar. Unë e informova menaxhmentin dhe u krijua një ekip për t’i shqyrtuar ata. Në atë kohë, nuk e dija se çfarë ndodhi me ato raste, sepse u ktheva në detyrat e mia të zakonshme në lidhje me krimin financiar. Pas një viti, unë fola me prokurorin e krimeve të luftës, i cili më tha se të gjitha çështjet në të cilat të dyshuarit serbë u dërguan në Serbi për zgjidhje. Nuk mund ta kuptoja një vendim të tillë, sepse Prokuroria Speciale e Kosovës duhej të merrej me ato raste ”, ka thënë Bamieh për mediet në Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …