Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim zëvendës-kryeministrin e Turqisë, Numan Kurtulmush, të cilin e njoftoi për zhvillimet në vend dhe hapat që ka bërë Kosova gjatë viteve të fundit, duke u shndërruar në një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Veseli çmoi lart bashkëpunimin që Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi Kombëtar i Turqisë kultivojnë ndërmjet tyre, në funksion të forcimit të miqësisë ndërmjet dy vendeve, si dhe të ngritjes së kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës, duke shfrytëzuar përvojën e çmuar dhe të gjatë parlamentare të Turqisë. Përkrahja ekonomike e Turqisë dhe investimet e kompanive turke në Kosovë, sipas Veselit janë shtytje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. Ai ka kërkuar që ndihma e Turqisë ndaj Kosovës të vazhdojë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …