Abelard Tahiri: Për herë të parë në Kosovë, Qeveria Kurti i legalizojë targat e lëshuara nga Serbia

Abelard Tahiri: Kuvendi është shndërruar në institucion shërbyes vetëm për interesa të pushtetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Ai ka thënë se Kryesia ka arritur të ketë kuorumin dhe të vendoset për seancën e radhës, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme. “Për shkak të dy dështimeve të mbledhjeve të kaluara nuk është arritur të thirret seanca e re e Kuvendit të Kosovës dhe sot u arrit një gjë e tilë. Edhe në seancën e radhës në javën që vjen, kjo mazhorancë ka vendosur që ti degradojë në vazhdimësi institucionet e pavarura. Pjesa e kësaj seance do të jetë edhe shkarkimi i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, e kjo do të jetë goditje që do të jepet drejt një mediumi të lirë e një institucioni të rëndësishëm informativ. Keni parë në vazhdimësi që tashmë Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një institucion ku ju shërben vetëm familjarëve dhe interesave të ngushta të udhëheqësve të këtij pushteti, të drejtuar nga Albin Kurti”, tha Tahiri. Ai theksoi se kjo gjë është e papranueshme dhe të njëjtën e kanë kundërshtuar edhe sot në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …