Ministria e Arsimit njofton se më fillimin e vitit të ri shkollor arsimit dual i shtohen edhe 8 drejtime të reja profesionale

MASHTI: Për mos aprovimin e drejtimeve mjekësore në disa shkolla, komunat mund të parashtrojnë kërkesë

Mos aprovimi i drejtimeve mjekësore në disa shkolla profesionale kanë bërë që komunat të ankohen në Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Për mos aprovimin e këtyre drejtimeve, ministrja e MAShTI-it, Arbërie Nagavci ka dhënë sqarime duke përmendur edhe shkollat të cilat nuk kanë pasur vendim për hapjen e këtyre profileve. Nagavci thotë se secila nga komunat e përmendura mund të parashtrojnë kërkesë me shkrim për hapjen e profileve mjekësore për vitin shkollor 2021/2022, ndërkohë që komisioni do t’i verifikojë nëse plotësojnë kushtet. Megjithëkëtë, ministrja ka theksuar se të gjithë personat të cilët në mënyrë të jashtëligjshme kanë mundësuar zhvillimin e mësimit duke rrezikuar diplomat e nxënësve do të mbahen përgjegjës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …