Deputeti i PDK-së, Fadil Nura e kundërshton inicimin e shkarkimit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Fadil Nura e kundërshton inicimin e shkarkimit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Me gjashtë vota për, një kundër dhe një abstenim, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, ka iniciuar shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudha dhe i është dërguar Kuvendit për miratim. Për kanë votuar deputetët e pozitës në këtë komision, deputeti i PDK-së ka qenë kundër, ndërsa deputeti i LDK ka abstenuar. Kërkesën për shkarkim e ka bërë deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, i cili tha se edhe në mbledhjet e mëhershme ka dhënë arsyet se pse Bordi duhet të shkarkohet, derisa përmendi vlerësimet negative që i kanë bërë punës së bordit. Kundër shkarkimit ishte deputeti i PDK-së, Fadil Nura, i cili tha se raporti i Auditimit për këtë bord ka qenë ndër më të mirët. “Për atë votova kundër rendit të ditës, për vet faktin e futjes së kësaj pike të rendit të ditës, sepse vlerësojmë që është e paarsyeshme, ne e kemi analizuar mirë, kemi pa edhe raportin e Auditorit për këtë Bord, i cili ka qenë një ndër më të mirët. Kështu që, nuk shoh arsye… Parimisht jam kundër”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Hashim Thaçit e Kadri Veselit u vazhdohet paraburgimi për dy muaj nga Gjykata Speciale

Gjykata e  Hagës ka vendosur më 11 prill 2025 të vazhdojnë masën e paraburgimit ndaj …