leoni

OVL-UÇK: Gjykimi i “Rastit të Kumanovës” është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar nga politika

Avokatët: Të paraburgosurit e Grupit të Kumanovës po përballen me dhunë

Të akuzuarit e Grupit të Kumanovës vazhdojnë të përballen me maltretime në burgjet e Prilepit dhe Manastirit. Avokati mbrojtës, Naser Raufi ka thënë se ndaj të paraburgosurve ende po ushtrohet dhunë nga autoritetet e burgjeve. Shenja të qarta dhune vërehen tek Sedel Miftari dhe Bajram Elshani. Pavarësisht këtyre shkeljeve elementare të të drejtave të njeriut në kundërshtim me çdo konventë ndërkombëtare, institucionet përgjegjëse në Maqedoni hiqen sikur nuk dinë asgjë për këto raste. Në Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë thonë se nuk janë në dijeni për ushtrim të dhunës ndaj të paraburgosurve të grupit të Kumanovës, ndërkaq në Komitetin e Helsinikit bëjnë të ditur se në këtë organizatë nuk është deponuar asnjë ankesë në lidhje me gjendjen e të paraburgosurve për luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …