U mbajtën diskutimet Publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të komunës së Vitisë në lokalitetet: Pozheran, Sllatinë e Ultë, Tërpezë, Çifllak dhe Ramjan

Në organizimin e përbashkët të Komunës së Vitisë dhe “UBT – Instituti për Studime Urbane dhe Planifikim Hapësinor” sot në lokalitet Pozheran, Sllatinë e Ultë, Tërpezë, Çifllak dhe Ramjan janë mbajtur diskutimet publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të komunës të cilat po mbahen me qëllim të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, si dokument strategjik multi-sektorial i cili përcakton caqet afatgjata të zhvillimit ekonomik, social dhe hapësinor për 8 vitet e ardhshme në këtë komunë. Me këtë rast zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka folur për rëndësinë e hartimit të këtij dokumenti si dhe për rëndësinë e marrjes së mendimeve të banorëve të kësaj komune. Kurse Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit potencoi se për momentin jemi në fazën ku Korniza e Zhvillimit Hapësinor përfshinë vizionin, qëllimet, objektivat dhe konceptin e zhvillimit hapësinor për komunën e Vitisë. Ai tha se ky proces në tërësi përkrahet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI). Gjatë këtij takimi që përfaqësuesit e Komunës dhe UBT-së kanë prezantuar këtë dokument të rëndësishëm kanë hapur edhe diskutimet me banorët e këtij lokaliteti për të marrë mendimet e tyre. Përndryshe diskutime të tilla parashihen të mbahen edhe në disa lokalitet të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …