DKA në Deçan ndanë mirënjohje për nxënësit fitues te garave në klasat VI, VII dhe VIII

Pas përfundimit të Garave Komunale të Diturisë, sipas planit të punës së DKA-së, në Sallën e Asamblesë komunale ju ndanë mirënjohje dhe nga një Roman të gjithë nxënësve fitues të këtyre garave. Të pranishëm në ngjarje ishin nxënësit fitues, drejtorët e shkollave, arsimtarë, prindër, zyrtar komunal dhe mysafirë të rastit. Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, i uroj nxënësit talente për suksesin e tyre, falënderoj drejtorët e shkollave për angazhimin e tyre, arsimtarët dhe prindërit që ishin çdo herë pranë fëmijëve të tyre dhe kryetarin e komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre garave. Drejtori Vishaj, falënderoj drejtorët e dy shkollave të mesme Hamid Qorraj dhe Lan Stojkaj, që mundësuan dhe ofruan kushte sa më komode në mbarëvajtjen e garave. Për kontribut të veçantë Drejtori Vishaj i falënderoj profesorët e nderuar, Muharrem Kukalaj, Ramë Dobraj, Musa Stojkaj, Egzontina Zyberi dhe Bajram Tahiraj që më punën e tyre garat filluan dhe përfunduan me sukses dhe pa asnjë parregullsi. Vlen të theksohet se gjatë garave me nxënës të klasave të VI-ta, VII-ta dhe VIII-ta pjesëmarrës kanë qen 292 nxënës, fitues ishin 45 prej tyre nga të gjitha lëndët mësimore të zhvilluara në gara: Matematikë, Fizikë, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe Gjuhë Angleze.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …