leoni

Besohet se një nga shkaktarët e qindra të vdekurve në Kanada është edhe i nxehti ekstrem që po mbretëron atje

Në Kanada është shtuar dukshëm numri i vdekjeve krahasuar me numrin e tyre në periudhën e njëjtë të viteve paraprake. Duke folur për këtë situatë të jashtëzakonshme, kryeprokurori i British Columbia, Lisa Lapointe tha se 719 vdekje të befasishme dhe të papritura ishin raportuar gjatë javës së kaluar, trefish më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit pandemik. Ajo ka theksuar më tutje se Ka të ngjarë që moti ekstrem që British Columbia ka përjetuar javën e kaluar është një faktor i rëndësishëm kontribues në rritjen e numrit të vdekjeve. Zyra e mjekut ligjor tha se zakonisht do të priste afër 230 vdekje në një periudhë të ngjashme por numri ka arritur në rreth 500 dhe kjo është shumë shqetësuese. Zyrtarët kanë paralajmëruar se ndoshta do të duhen muaj për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes për qindra banorë, por ata thonë se nxehtësia luajti një rol të rëndësishëm në rritjen e viktimave, veçanërisht midis të moshuarve.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …