Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish ambasadorja e vendit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka deklaruar se PDK-ja ka nevojë për reformim dhe duhet të ofrojë alternativë për kërkesat që kërkon dekada e re. “Në të njëjtën kohë duhet të punojmë fuqishëm për t’u reformuar dhe për t’u adaptuar me kërkesat që kërkon dekada e re. PDK duhet të bëhet atraktive për votuesin qytetar. PDK duhet të ofrojë alternativë dhe ky është projekti politik rreth së cilit do të angazhohemi” ka theksuar Vlora Çitaku. Ajo ka vlerësuar lart kryetarin e sapo zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin për të cilin ka thënë se është zgjidhje fantastike dhe se ajo do të do të punojë shumë ngushtë me të për të ruajtur bërthamën, ADN-në politike dhe vlerat e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …