Forcat e fundit amerikane dhe ato të NATO-s janë larguar nga baza ajrore në Bagram të Afganistanit

Forcat e fundit amerikane dhe ato të NATO-s janë larguar nga baza ajrore në Bagram të Afganistanit

Forcat e fundit amerikane  dhe ato NATO-s janë larguar nga baza ajrore në Bagram, Afganistan, epiqendra e luftës kundër militantëve xhihadistë për rreth 20 vite. Kjo mund të sinjalizojë tërheqjen e plotë të forcave të huaja nga Afganistani, shkruan BBC.

Presidenti Joe Biden ka deklaruar që forcat e SHBA-së do të tërhiqen deri më 11 Shtator. Tërheqja nga baza, në veri të Kabulit, vjen ndërsa grupi kryesor xhihadist, Talibanët kanë rimarrë kontrollin në pjesën më të madhe të Afganistanit.

Tërheqja e trupave deri me 11 shtator përkon me përvjetorin e sulmeve ndaj Amerikës në 2001, në të cilin humbëm jetën gati 3,000 njerëz. Sulmet u kryen nga al-Kaeda, një grup ndërkombëtar xhihadist me seli në Afganistan dhe mbështetjen e Talibanëve, të cilët kishin fituar kontrollin  që në vitet 1990.

Një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja pushtoi Afganistanin gjatë atij viti për të mposhtur të dy grupet. Amerika tani dëshiron t’i japë fund luftës së saj më të gjatë.

Rreth 2,500-3,500 trupa amerikane kanë qenë pjesë e misionit në Afganistan, dhe ata do të largohen së bashku me rreth 7,000 trupa të tjerë të koalicionit, duke lënë më pak se 1,000 ushtarë amerikanë në vend. Ndërkohë, tërheqja e trupave ka rikthyer Talibanët të cilët kanë pushtuar dhjetëra zona mes  frikës se një luftë e re civile mund të shpërthejë pas largimit të forcave të huaja.

Pse Bagrami ka kaq shumë rëndësi?

Bagram,  simbol i fuqisë ushtarake amerikane dikur ishte një bastion i forcave sovjetike. Tani forcat afgane të sigurisë së shpejti do të përballen me sfidën e sigurisë të këtij qyteti. Bagram është jetësor – në mënyrë simbolike dhe strategjike. Luftëtarët talebanë, duke shtrirë fuqinë e tyre në të gjithë vendin, kanë si synim pikërisht këtë vend.

Për afganët e panumërt, jetesa e të cilëve ka qenë prej kohësh e lidhur me këtë bazë – dhe që tani ndihen të braktisur – kapitulli i ri i Bagram është shqetësues. Baza ajrore, e ndërtuar nga sovjetikët kur pushtuan Afganistanin në vitet 1980 shtrihet rreth 40 km (25 milje) në veri të Kabulit.

Forcat e koalicionit të drejtuara nga SHBA u zhvendosën gjatë dhjetorit 2001 duke ndërtuar një bazë të madhe të aftë për të mbajtur deri në 10,000 trupa. Ajo ka  dy pista, njëra prej të cilave është e gjatë 3.6 km, ku mund të zbarkojnë mjetë luftarake të mëdha dhe avionë bombardues.

Ajo ka 110 vende parkimi për avionët , të cilat mbrohen nga  shpërthimet, një spital me 50 shtretër dhe një klinikë moderne dentare. Në të gjithashtu ndodhet edhe burgu në të cilën ndodhen personat e ndaluar nga forcat amerikane në kulmin e konfliktit.

Burgu njihet si Guantanamo i Afganistanit – burgu famëkeq ushtarak amerikan në Kubë. Bagram ishte një nga vendet e identifikuara në një raport të Senatit Amerikan ndaj të dyshuarve të al-Kaidës, në të cilat përfshiheshin torturat e kryera në ambientet e paraburgimit.

Çfarë ndodhi më pas?

Në një ceremoni zyrtare,e cila do të shënojë “dorëzimin” e Bagram pritet të mbahet të shtunën, sipas një zyrtari afgan. Rreth 650 trupa amerikane pritet të qëndrojnë në vend, raporton Associated Press, për të mbrojtur diplomatët dhe për të ndihmuar në ruajtjen e aeroportit ndërkombëtar të Kabulit, një qendër e rëndësishme e transportit për vendin pa dalje në det.

Ata po ruajnë aeroportin së bashku me trupat nga aleati i NATO-s i Amerikës Turqia, ndërsa është negociuar një marrëveshje e re për sigurinë e saj me qeverinë Afgane. Mbrojtja e aeroportit nga SHBA-ja përfshin artileri, sistem raketor dhe trupat ushtarakë,  si dhe helikopterë.

Trupat e tjerë amerikanë do të ruajnë Ambasadën amerikane, në Kabul.

Sa i ka kushtuar Amerikës lufta në Afganistan?

Analistët ushtarakë thonë se aftësia e qeverisë afgane për të ruajtur kontrollin mbi Bagram do të jetë jetike për përpjekjet e saj për të mbrojtur Kabulin ndaj sulmit të talebanëve. Ndërsa Talibanët ndaluan sulmet ndaj forcave të koalicionit pasi nënshkruan një marrëveshje me SHBA-në në shkurt të vitit të kaluar, ata kanë vazhduar luftimet me forcat qeveritare.

Një zëdhënës i Talibanëve, Zabihullah Mujahid, e mirëpriti tërheqjen e SHBA nga Bagram, duke i thënë agjencisë së lajmeve AFP se ky vendim “do të hapte rrugën që Afganët të vendosnin vetë për të ardhmen e tyre”.

Më shumë se 47,000 civilë afganë dhe gati 70,000 trupa afgane, si dhe 2,442 ushtarë amerikanë dhe më shumë se 3,800 trupa të sigurisë private,  1,144 ushtarë nga vendet e tjera të koalicionit kanë humbur jetën gjatë luftës.

Lufta i ka kushtuar Amerikës një total prej 2.26 trilion dollarë

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …