Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin ka zhvilluar të premten një takim në Tiranë me kryeministrin Edi Rama. Kjo u bë e ditur nga mediat turke. Ibrahim Kalin ai që ka deklaruar se Turqia është në bashkëpunim me Shqipërinë në industrinë e mbrojtjes, duke saktësuar se “paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë është paqja dhe stabiliteti ynë dhe gjithashtu paqja dhe stabiliteti i Ballkanit”. Ai para gazetarëve u shpreh se është takuar me Ramën dhe që kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale. Krahu i djathtë i Erdogan tha se ishte takim jashtëzakonisht produktiv. “Pra, është në interesin tonë të përbashkët të forcojmë autoritetet shqiptare të sigurisë kundër terrorizmit, trafikimit të qenieve njerëzore, trafikut të drogës ose krimeve të ngjashme”, tha Kalin para gazetarëve. Mediat turke shkruajnë se pas disa muajsh Erdogan do të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …