Republika e Kosovës vlerëson partneritetin strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është e përkushtuar për të forcuar këtë partneritet, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Senatoren nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Kurti e ka falënderuar senatoren Ernst dhe shtetin e Iowa-s për përkrahjen dhe ndihmën dhënë Kosovës, në veçanti për atë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Senatorja amerikane, përgëzoi kryeministrin dhe institucionet e Kosovës, për punën në avancimin e agjendës euroatlantike. Misioni i përbashkët i Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare të Iowa-s, në zbarkimin e përbashkët në Kuvajt, u vlerësua për kontributin në paqen dhe sigurinë globale, por edhe për promovimin e Kosovës si aktor të përkushtuar për stabilitet afatgjatë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …