Në ditë e pas marrjes së detyrës, i pari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me familje kanë bërë homazhe në Prekaz. Krasniqi gjatë ditës së djeshme ka arritur që të zgjedhet Kryetar i kësaj partie me shumicë votash nga delegatët pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të kësaj partie. Në votim morën pjesë 476 delegatë, kurse vetëm 7 prej tyre ishin kundër. Ndër të tjerash në pranimin e detyrës, Krasniqi deklaroi se do ta çojë përpara rrugën e trasuar nga ish-kryetarët e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Madje ai tha se do të bashkëpunojë me secilin anëtarë dhe qytetarë që dëshiron të bashkohet në PDK
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …