Kosnett: Sikurse Amerika edhe Kosova është një shoqëri multietnike
“Sikurse SHBA, Kosova është një shoqëri multietnike dhe ne së bashku mund të kemi benefite nga diversiteti, sidomos toleranca ndërmjet njerëzve të etnive, religjioneve dhe zakoneve të ndryshme. Një SHBA, një Kosova. Ne sot do të dëgjojmë në komunitete të ndryshme në Kosovë përdorin investimet amerikane për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Sot në këtë prezantim virtual të 4 Korrikut, ju do të dëgjoni nga partnerët tanë rreth disa nga sukseset e bashkëpunimit tonë të arritur gjatë vitit të kaluar. Asistenca jonë, qoftë në formë të ndihmës për zhvillim, granteve të edukimit, programeve tona për të ndihmuar profesionalizimin e sektorit të drejtësisë dhe të forcave të sigurisë. Ose të asistencës emergjente sikurse vaksinat nuk nënkuptojnë se do të zgjasin vit pas viti. Ne dëshirojmë të fuqizojmë qytetarët, institucionet qeveritare dhe organizatat e shoqërisë civile lokale tutje në rrugën e të qenit të pavarur. Në këtë mënyrë Kosova arrin vendin e saj si një partner i barabartë në rajon, brenda Evropës dhe në botë… Të dyja vendet tona duhet të vazhdojnë të luftojnë për të siguruar barazi për të gjithë qytetarët”, ka thënë Kosnett.
Në këtë ceremoni përmes video-lidhjes nga Kuvajti kanë folur edhe disa nga pjesëtarët e FSK-së, të cilët ndodhen në misionin e tyre të parë jashtë vendit, duke iu bashkuar anëtarëve të Gardës Nacionale të Iowa të ushtrisë amerikane, si pjesë e operacionit Inherent Resolve.
Njëri prej tyre, K.Haxhiu ka treguar emocionet e tij me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në ceremoninë virtuale morën pjesë edhe përfaqësues së KUSA alumni, misionit USAID Kosova, Fondacionit Milenium Kosova, Trupat e Paqes së Kosovë Komanda rajonale e KFOR-it Lindje, ndërsa kishte të ftuar edhe mysafirë muzikorë si Black Alley, Pipeline Vocal Project dhe Burn the Ballroom.
Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka shënuar sot 245-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, ceremonia është mbajtur në formë virtuale.
Ambasadori Phillip Kosnett në fjalën e tij ka përkujtuar vlerat e demokracisë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë për të gjithë në SHBA dhe kudo tjetër në botë, përfshirë edhe Kosovën.
Ai ka përmendur edhe ndihmën që SHBA-ja ka dhënë në fusha të rëndësishme për forcimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.
Kosnett: Sikurse SHBA, Kosova është një shoqëri multietnike
“Sikurse SHBA, Kosova është një shoqëri multietnike dhe ne së bashku mund të kemi benefite nga diversiteti, sidomos toleranca ndërmjet njerëzve të etnive, religjioneve dhe zakoneve të ndryshme. Një SHBA, një Kosova. Ne sot do të dëgjojmë në komunitete të ndryshme në Kosovë përdorin investimet amerikane për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Sot në këtë prezantim virtual të 4 Korrikut, ju do të dëgjoni nga partnerët tanë rreth disa nga sukseset e bashkëpunimit tonë të arritur gjatë vitit të kaluar. Asistenca jonë, qoftë në formë të ndihmës për zhvillim, granteve të edukimit, programeve tona për të ndihmuar profesionalizimin e sektorit të drejtësisë dhe të forcave të sigurisë. Ose të asistencës emergjente sikurse vaksinat nuk nënkuptojnë se do të zgjasin vit pas viti. Ne dëshirojmë të fuqizojmë qytetarët, institucionet qeveritare dhe organizatat e shoqërisë civile lokale tutje në rrugën e të qenit të pavarur. Në këtë mënyrë Kosova arrin vendin e saj si një partner i barabartë në rajon, brenda Evropës dhe në botë… Të dyja vendet tona duhet të vazhdojnë të luftojnë për të siguruar barazi për të gjithë qytetarët”, ka thënë Kosnett.
Në këtë ceremoni përmes video-lidhjes nga Kuvajti kanë folur edhe disa nga pjesëtarët e FSK-së, të cilët ndodhen në misionin e tyre të parë jashtë vendit, duke iu bashkuar anëtarëve të Gardës Nacionale të Iowa të ushtrisë amerikane, si pjesë e operacionit Inherent Resolve.
Njëri prej tyre, K.Haxhiu ka treguar emocionet e tij me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në ceremoninë virtuale morën pjesë edhe përfaqësues së KUSA alumni, misionit USAID Kosova, Fondacionit Milenium Kosova, Trupat e Paqes së Kosovë Komanda rajonale e KFOR-it Lindje, ndërsa kishte të ftuar edhe mysafirë muzikorë si Black Alley, Pipeline Vocal Project dhe Burn the Ballroom.
Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë. (Kosovapress)