Matthew Palmer emërohet mbikëqyrës programin e reformës zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë

Mathew Palmer: Padia e Kosovës kundër Serbisë për gjenocid duhet të jetë e argumentuar para se të bëhet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid. Për këtë paralajmërim të Kurtit, është deklaruar zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, i cili tha se qasja e tillë nuk e ndihmon dialogun Kosovë – Serbi. Po ashtu, Palmer tha se të dy palët duhet të fokusohen te e ardhmja e jo te e kaluara. “Mendoj se qasja e tillë nuk do të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës. Dëshirojmë që jo vetëm për çështjen e Serbisë dhe Kosovës por edhe për gjithë rajonin, palët të fokusohen më shumë në të ardhmen, e jo në të kaluarën. Është e rëndësishme që të gjinden pika të përbashkëta me Serbinë për ardhmërinë e Kosovës, të arrihet marrëdhënie normale dhe të gjejnë mënyrë për të bërë përparim. Nëse Kosova dëshiron të shkojë në gjykatë, kjo është e drejta e saj sovrane, por ne duam që ti përkushtohen dialogut dhe të arrijnë marrëdhënie normale me Serbinë”, u shpreh Palmer. Tutje, ai tha se Kosova duhet të ketë argumente para se ta parashtrojë padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …