Inspektoriatet shëndetësore në Shqipëri dhe Kosovë po i kontrollojnë bashkë zonat turistike në Shqipëri

Inspektoriatet shëndetësore të Shqipërisë dhe Kosovës po i kontrollojnë bashkë zonat turistike në Shqipëri

Inspektoriatet shtetërore të shëndetit të Shqipërisë dhe Kosovës po kontrollojnë qendrat shëndetësore dhe subjektet që ofrojnë shërbime në zona turistike në Shqipëri. Aktiviteti bashkëpunues vjen për herë të parë dhe synon, sipas dy inspektoriateve, për të siguruar shëndetin e qytetarëve të dy shteteve, gjatë sezonit turistik. Kryeinspektori i Kosovës, Shaban Osmanaj ka thënë se veprimi përbashkët midis dy inspektoriateve shëndetësore shënon ngritjen në një nivel më të lartë të bashkëpunimit të nisur pas marrëveshjes së përbashkët, nënshkruar pesë vite më parë. Osmanaj thotë se inspektorët po kryejnë veprime konkrete në zonat turistike për të parë kushtet shëndetësore. Ndërsa Kryeinspektore e Shërbimit Shtetëror shëndetësor në Shqipëri Vjollca Braho thotë se të dy inspektoriatet kanë bartur një barrë të madhe të përgjegjësive në menaxhimin e situatës me COVID-19. Sipas saj ato kanë mundësi të ndihmojnë njëra tjetrën me përvojën e krijuar

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …