Njoftim për dëgjim publik për buxhetin e vitit 2022 dhe KAB-in 2022-2024 me banor të fshatrave Opterushë, Zoqisht, Retijë dhe Retijë e Poshtme

Njoftohen banorët e fshatrave Opterushë, Zoqisht, Retijë dhe Retijë e Poshtme të komunës së Rahovecit se me 12/07/2021, do të mbahet dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Rahovecit për vitet 2022-2024. Dëgjimi publik me banorët të fshatrave Opterushë, Zoqisht, Retijë dhe Retijë e Poshtme, do të mbahet në objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Lidhja e Prizrenit” në fshatin Opterushë me 12/07/2021 në ora 19:00. Kornizën Afatmesme Buxhetore të përgatitur nga drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit mund ta gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2021/06/Qarkorja-2022-02-SHQ.pdf

Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2021/06/Kalendari-i-degjimeve-buxhetrore-per-Buxhetin-e-vitit-2022-dhe-Korniza-Afatmesme-Buxhetore-KAB-te-Komunes-se-Rahovecit-per-vitet-2022-2024.pdf , mund të gjeni kalendarin e dëgjimeve publike për secilin vendbanim ku janë planifikuar të mbahen dëgjimet publike.

Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund ti dërgoni në këto emaila: [email protected][email protected] dhe [email protected] .

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …