leoni

Komuna e Vitisë mbajti mbledhje komemorative për Drejtorin Nexhmedin Jakupi

Komuna e Vitisë, nën përkujdesen e kryetarit, Sokol Haliti ka mbajtur një mbledhje komemorative për Nexhmedin Jakupi, Drejtor të Shërbimeve Publike dhe Emergjencës që ka ndërruar jetë gjatë ditës së shtunë. Kjo mbledhje komemorative ka filluar me një minutë heshtje në shenjë respekti për punën e palodhshme që ka bërë drejtori Jakupi në Institucionin e Komunës së Vitisë, konkretisht të drejtorisë që ai ka udhëhequr për 8 vite me radhë. Me këtë rast kryetari Haliti ju ka shprehur ngushëllimet të gjithë familjes Jakupi, bashkëpunëtorëve të tij por edhe të gjithë ata që e kanë njohur atë. Kryetari Haliti evokoi edhe kujtimet me drejtorin e ndjerë dhe potencoi se ai ishte një institucionalist i vërtetë që e ka dashur vendin dh e punën i cili gjatë gjithë kohës i ka shërbyere qytetarëve të kësaj komune pa u ndalur. Ai tha se për angazhimin e drejtorit Nexhmedin Jakupi ata i janë mirënjohës atij. Evokime për personalitetin e drejtorit tashme të ndjeri kanë bërë edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, familjarë të drejtorit, bashkëpunëtor dhe shumë të tjerë të cilët treguan për sjelljet e tija të veçantë dhe punën që ka bërë për këto 8 vite si drejtor i drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …