Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka nisur takimin e parë zyrtarë me udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj. I shoqëruar nga Vlora Çitaku e cila është rikthyer në PDK pas përfundimit të misionit diplomatik si Ambasadore në SHBA, lideri i opozitës Memli Krasniqi ka diskutuar me shqiptaro-amerikanët për vizionin e tij për ta rritur bashkëpunimin me diasporën dhe për tu dhënë atyre hapësirë e nevojshme për ta në të gjitha nivelet e jetës politike e ekonomike në Kosovë. Kryetari i PDK ka shkruar se marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shenjta dhe duhet të jenë të përhershme.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …